Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Favorit për kualifikimin, Partizani me njoftim të rëndësishëm për tifozët e kuq

Shkruar nga NEWSPORT
Favorit për kualifikimin, Partizani me njoftim të

Partizani është rikthyer në Shqipëri pas fitores 0-1 në Andorra ndaj Escaldes dhe po vijon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Zekic dhe stafit teknik. Ndeshja e kthimit do të luhet më 1 gusht në ‘Air Albania’ dhe nëse nuk ka ndonjë befasi andoriane, të kuqtë do të kualifikohen në turin e tretë.

Megjithatë duhen edhe të paktën 90 minuta për ta vendosur këtë. Klubi i kuq me një postim në rrjete sociale njofton tifozët se ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes në ‘Air Albania’. Çmimet variojnë nga 400 lekë prapa porte te 800 lekë ‘karshia’ ndërsa tribuna kryesore kushton 2500 lekë.

Tifoët e kuq do të kenë mundësi t’i blejnë biletat në biletarinë e stadiumit ‘Selman Stërmasi’duke filluar nga dita e nesërme e deri në fillimin e ndeshjes nga ora 10:00 deri në 19:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga