Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Fatmirësisht mbaroi 1-1 sepse mund të humbnim”, Kapllani: Gabimi i Kahrimanovic? Më mirë ta nxirrte fundore, duhet të matemi mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Fatmirësisht mbaroi 1-1 sepse mund të humbnim”, Kapllani:

Erzeni u ndal në një barazim 1-1 përballë Laçit me kurbinasit që barazuan në minutën e 90-të. Shijakasit futen zyrtarisht në krizë teksa në katër ndeshjet e funidt kanë marrë tre barazime dhe një humbje. Pas ndeshjes, trajneri Kapllani foli për mikrofonat e Oversport.

Të dyja skuadrat vinin pas humbjeve dhe e dinim që sot do ishte e vështirë. Pjesë e parë ishte e barabartë kurse e dyta ishim më mirë ne. Pati momente të mira por kaluam në avantazh dhe duhej ta mbanim por në fund kur duhet të shkonim 2-0, vjen goli i barazimit. Fatmirësisht mbaroi 1-1 sepse mund të pësonim sërish.  Djemve i kam thënë që të ngrenë kokën lartë por i japim kurajo Amirit pasi ky është futbolli, lojë situatash.

Ne kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar dhe vazhdojmë t’i kemi sidomos në mbrojtje që janë tre kollona të skuadrës dhe për ne nuk është pak. Në një edicion ka ngritje dhe ulje dhe ne shpresojmë ta kalojmë sa më shpejt e të shohim përpara. Na ikën tre pikë por mund të mbeteshim edhe me 0 pikë.

Gabimi i Kahrimanovic? Problemi është që më mirë ta nxirrte topin në fundorë por janë gjëra që ndodhin. Kampionati ka hyrë në një fazë të vështirë dhe duhet të matemi mirë. Duhet te jemi më gjakftohtë dhe këtu hyjnë në lojë edhe roli i liderit ku të menaxhojë situatat e vështira.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga