Lajm fantastik për Tiranën. Regi Lushkja dhe Kristal Abazaj janë “de juro” gati për të luajtur me kampionët e Shqipërisë. Problemet e mbylljes së merkatos janë mbyllur dhe tashmë kryeqytetasit kanë gati dy lojtarë me shumë potencial si Lushkja dhe Abazaj.
Kampionët e Shqipërisë kanë shlyer çdo detyrim financiar dhe në këtë mënyrë ka ardhur drita jeshile nga FIFA për lojtarët që vijnë në këtë sesion merkatoje.
Nesër, bardheblutë do të luajnë kundër Erzenit në transfertë dhe me gjasë Lushkja do të jetë titullar nga minuta e parë. Cilësitë e tij në mesin e fushës diheN. Ndërsa interesi është i madh për të mësuar nëse do të ketë ndonjë minutë për Kristal Abazajn, i cili u zyrtarizua para dy ditëve në klubin më të titulluar në Shqipëri.
[caption id="attachment_677432" align="alignnone" width="1080"] Faksimile e nga sistemi TMS për hapjen e merkatos[/caption]