Armando Sadiku lumturoi zemrën e gjithë shqiptarëve me golin që shënoi mbrëmë ndaj skuadrës rumune duke u bërë futbollisti i parë shqiptar që shënon gol në një Europian. Në një intervistë të dhënë nga Sadiku për goal.com ai është shprehur se Cristiano Roanldo është futbollisti më i mirë në botë. Edhe pse portugezi ka pasur një paraqitje shumë të mirë në këtë Europian Sadiku vazhdon të jetë një fans i tij.
‘’Ai nuk ishte shumë në formë në ndeshjen e së shtunës por mendoj se kjo vinte për shkak të lodhjes. Ai ka fituar Champions Leauge, ka luajtur 50 ndeshje në La Liga’’, është shprehur Sadiku për yllin portugez.
Ndërsa për ndeshjen e mbrëmshe që fitoi Shqipëria kundër Rumanisë Sadiku është shprehur: ‘’Skuadra jonë ka mentalitet mbrojtës dhe më pas të kundërsulmojë. Prandaj për mua ka qënë një ndeshje e lodhshme pasi duhet të pëeballesha me katër mbrojtës i vetëm. Ishte një ndeshje e lodhshme po unë arrita të shënoja dhe kjo është e rëndësishme ‘’, ka mbyllur intervistën Sadiku.