Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Faleminderit Shkodra e zjarrtë”, Latifi largohet nga Vllaznia dhe bëhet gati për Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT

Liridon Latifi është larguar nga Vllaznia. Lojtari ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falënderon klubin shkodran për mundësinë e dhënë. Gjithashtu ai i uron që të jenë gjithmonë pretendentë për objektvin madhor. Në facebook-un e vet, Latifi shkruante:

“Me dorën në zemër, faleminderit KF Vllaznia dhe faleminderit e gjithë Shkodra për dy vitet në këtë qytet të zjarrtë për futbollin. Uroj që Vllaznia të jetë gjithmonë pretendente ashtu si i ka hije. Falënderoj presidentin Xhaferi dhe gjithë tifozërinë shkodrane”.

Liridon Latifi u aktivizua në 45 ndeshje me Vllazninë për dy sezone, ku arriti të shënonte 13 gola. Ai pritet të qëndrojë sërish në kampionatin shqiptar, ku firma me klubin e Tiranës është thjeshtë çështje kohe.

[caption id="attachment_696804" align="alignnone" width="742"]Postimi i Latifit Postimi i Latifit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga