
Pas përfundimit të fazës në grupe, UEFA ka nxjerrë disa nga shifrat dhe faktet ne interesante të regjistruara në ndeshjet e deritanishme. Ja cilat janë ato:
- Alvaro Morata dhe Gareth Bale kryesojnë listën e shënuesve më të mirë me nga 3 gola secili. 7 lojtarë janë pas tyre me 2 gola, ku Bogdan Stancu i Rumanisë nuk është më në garë.
- Goli i Balazs Dzsudzsak në barazimin 3-3 mes Hungarisë dhe Portugalisë ishte i katërti i realizuar me goditje dënimi në EURO 2016.
- Ukraina dështoi të shënonte në fazën e grupeve, duke imituar statistikën e shëmtuar të Turqisë (1996) dhe Danimarkës (2000).
- Gjermania dhe Polonia nuk kanë pësuar gol, një statistike e arritur më parë në vitet 1996 dhe 1980.
- Ndeshja me Belgjikën ishte e 116-a dhe e fundit për Zllatan Ibrahimoviç. Ai shënoi 62 gola, 6 prej tyre në fazën finale të një Europiani.
- Gabor Kiraly, 40 vjeç e 74 ditë, u bë lojtari më i vjetër në Euro. A ishte në fushë kundër Austrisë.
- Zoltan Gera 37 vjeç e 62 ditë, është lojtari i dytë më i vjetër që ka shënuar në Euro, pas Ivica Vastic të Austrisë.
- Ronaldo ka vendosur një rekord të ri prej 17 ndeshjesh në Euro..
- Me 32.8km në orë në ndeshjen kundër Zvicrës, Kingsley Coman ishte lojtari shpejtë në 36 ndeshjet e grupit.
- Humbja 2-1 ndaj Kroacisë vjen për Spanjën pas 15 ndeshjesh. Humbja e fundit i takon datës 20 qershor 2004, kur spanjollët mundeshin 1-0 nga Portugalia.
- Katër nga pesë debutuesit e Europianit, Islanda, Irlanda e Veriut, Sllovakia dhe Uellsi, u kualifikuan, kurse Shqipëria nuk arriti ta bënte këtë gjë vetëm për shkak të golaverazhit -2.
Poll