Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Europa në këmbët e Ernest Muçit, faqja e Conference League elozhe talentit shqiptar: Mbajeni mend këtë emër!

Shkruar nga NEWSPORT
Europa në këmbët e Ernest Muçit, faqja e Conference League
Ernest Muçi po kalon formën më të mirë të karrierës së tij deri tani. Sulmuesi i Legia Varshavës e ka nisur këtë sezon me xhiro të larta teksa në 14 ndeshje ka shënuar 7 gola duke u bërë kryefjalë e momentit si në Poloni, ashtu edhe në Shqipëri. Talenti i Kombëtares shqiptare shkëlqeu edhe në arenën europiane teksa shënoi një dygolësh në debutimin e tij në Conference League përballë ekipit nga Premier League, Aston Villa. Ish-sulmuesi i Tiranës u shpall Lojtari i Ndeshjes dhe një nga 4 kandidatët për Lojtarin e Javës nga UEFA. Legia nuk rresht së postuari video, foto e momente të ndryshme të fantastikut shqiptar ndërsa së fundmi është vetë faqja zyrtare e Conference League e cila i thur elozhe të mëdha 22-vjeçarit. “Ernest Muçi. Mbajeni mend këtë emër”, shkruhet në postimin e shoqëruar me foton e Muçit në Instagram.
Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga