Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EUROPA LEAGUE/ Seville e tregon veten që është “Mbret” në këtë kompeticion, Juventus gjen golin e fitores në fund (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
EUROPA LEAGUE/ Seville e tregon veten që është

Kanë përfunduar 3 takime të vlefshme për çerekfinalet e para në Europa League. Juventus mori një fitore në fund pas një goli nga Gatti. Bardhezinjtë shkojnë më të favorizuar në sfidën e Lisbonës.

Manchester United dhe Seville ishte një takim spektakolar me përmbysje. Ekipi i Ten Hag e pa veten në avantazh të dy golave shumë shpejt në pjesën e parë. Autor i tyre ishte mesfushori Sabitzer. Ndeshja u duk sikur do përfundonte me këto shifra pasi po afrohej fundi. Por më pas gjithçka ndryshoi.

Ishte dy autogola ato që ndryshuan rezultatin. E para erdhi nga asgjëja me Malacian që devijoi një top të Navas dhe përfundoi në rrjetë. Dhe më pas ishte Maguire ai që devijoi në rrjetë një top të goditur me kokë nga En Nesyri 2 minuta para fundit.

Edhe takimi tjetër mes Bayer Leverkusen dhe Royale Union përfundoi në barazim 1-1. Ekipi i Xabi Alonsos e pa veten në disavantazh por në fund barazuan me Wirtz.

Juventus-Sporting Lisbona 1-0 (Gatti 73')

Formacionet Zyrtare:

Juventus: Szczesny; Bremer; Danilo; Cuadrado; Gatti; Locatelli; Di Maria; Kostic; Rabiot; Milik; Chiesa. Trajner: Massimiliano Allegri

Sporting Lisbona: Adan; St. Juste; Coates; Morita; Esgaio; Chermiti; Goncalves; Inacio; Edwards; Santos; Trincao. Trajner: Ruben Amorim

Manchester United-Seville 2-2 (Sabitzer 14', 20'/ Malacia 85' a.g., Maguire 90+2' a.g.)

Formacionet Zyrtare:

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka; Varane; Martinez; Malacia; Casemiro; Sabitzer; Antony; Fernandez; Sancho; Martial. Trajner: Eric Ten Hag

Seville (4-2-3-1): Bono; Montiel; Nianzou; Marcao; Acuna; Fernando; Gudelj; Ocampos; Rakitic; Torres; Lamela. Trajner: Jose Mendilibar

Bayer Leverkusen-Royale Union 1-1 (Wirtz 83'/Boniface 51')

Formacionet Zyrtare:

Bayer Leverkusen (4-3-3): Hradecky; Tah; Tapsoba; Hincapie; Bakker; Frimpong; Palacios; Andrich; Diaby; Wirtz; Adili. Trajner: Xabi Alonso

Royale Union (4-3-3): Moris; Nieuwkoop; Kandouss; Burgess; Van Der Heyden; Lynenn; Lazare Amani; Lapoussin; Vertessen; Teuma; Boniface. Trajner: Karel Geraerts

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga