
Europa League mund të jetë një mbrëmje totalisht kuqezi, pasi nga minuta e parë pritet të startojnë Hysaj me Lazion dhe Kumbulla me Romën. Teknikët e dy ekipeve mund të besojnë të mbrojtësit shqiptar në sfidat e mbrëmjes.
Jose Mourinho ka një sfidë delikate ndaj Betis, duke shtuar dhe mungesat e Dybala e Zaniolo gjeratë bëhen më të komplikuara pasi një humbje e radhës vë në dyshim kalimin e grupit. Kumbulla mund të jetë ndryshimi në qendrën e mbrojtjes pasi ka lën pas dëmtimin e tij.
Maurizio Sarri pas suksesit në kampionat kërkon të bëj të njëjtën gjë dhe në europë, ku situata në grup është totalisht e hapur. Lazio ndodhet në kuotën e 4 pikëve si dhe pjesa tjetër e grupit. Sarri i besoj fanelën e titullarit Hysaj në takimin e parë dhe këtë gjë pritet ta bëjë përsëri dhe këtë sfidë pasi mbrojtësi kuqezi ka treguar një formë të mirë.
Formacionet e mundëshme:
Lazio (4-3-3): Provedel; Lazzari, Gila, Romagnoli, Hysaj; Luis Alberto, Cataldi, Basic; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni
Trajner: Maurizio Sarri
Roma (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Kumbulla; Zaleëski, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini; Belotti, Abraham
Trajner: Jose Mourinho