Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Europa League, ja risitë e të kuqve në formacion!

Shkruar nga NEWSPORT
Europa League, ja risitë e të kuqve në formacion!

Partizani luan sot ndeshjen e parë në Europa League, ku në orën 18:00 do të presë në “Elbasan Arena” Slovan Bratislavën. Të kuqtë kanë pësuar shumë ndryshime nga sezoni i fundit, duke nisur nga stoli. Skuadrën e drejton sot Sulejman Starova, por pak ditë më pas në stol do të jetë italiani Sormani. Ndryshime ka pësuar edhe grupi i lojtarëve, ku ka pasur jo pak largime dhe afrime.

FORMACIONI – Partizani e nis me Hoxhën në portë, edhe pse u tha se ai nuk do të launte, por duket se se ka qenë një blof. Në mbrojtje luajnë Ibrahimi në të djathtë dhe Kalari në të majtë, kurse në qendër dyshja Krasniqi-Arapi. Atanda ulet në stol, pasi debuton ish-lojtari i Skënderbeut. Përpara mbrojtjes luan Ramadani, ndërsa 4-shja e mesfushës, që mbështet sulmuesin e vetëm, nuk ka ndryshuar. Ajo përbëhet nga Vila në të djathtë, Batha dhe Trashi në qendër, e Torrasa në të majtë. Risia tjetër është se në majë të sulmit do të jetë Fili, pasi Sukaj nuk është i gatshëm për të luajtur titullar. Klubi thotë që shkodrani është i dëmtuar, por sulmuesi duket se nuk ka gjendjen e duhur fizike.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga