Pas mbylljes së fazës së grupeve të Champions League, ditën e sotme është radha e Europa League dhe Conferencë League për të bërë të njëjtën gjë.
Në fushën e lojës do të zbresin disa skuadra, të cilat do të kërkojnë edhe biletat e kualifikimit. Vëmendjen më të madhe pritet ta marrë përballja e Ballkanit të Ilir Dajës me Cluj.
Skuadra nga Suhareka do të sfidojë rumunët në tranfertë me takimin që do të nisë që në orën 18:45, teksa shanset që të besuarit e Ilir Dajës të kualifikohet tashmë janë shuar, pasi renditen në vendin e fundit në grupin G me vetëm 4 pikë.
Ja të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në Europa dhe Conferencë League:

