
Polonia 1-2 Hollanda
(Buksa 16' / Gakpo 29', Weghorst 83')
Euro 2024: Grupet
Grupi D: Ndeshja I
Stadiumi: Volksparkstadion
Formacionet zyrtare:
Poloni (3-4-3): Szczesny; Bednarek, Salamon, Kiwior; Frankowski, Zielinski, Romanczuk, Zalewski; Urbanski, Buksa, Szymanski
Holanda (4-3-3): Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders, Veerman; Xavi Simons, Depay, Gakpo
Hollanda mposhti Poloninë me përmbysje në ndeshjen e parë të Grupit D, sot në Voksparkstadion. Tulipanët fituan me rezultatin 1-2 dhe nisim me këmbën e duhur aventurën europiane.
Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë, por me 2 gola të shënuar. Ishte Buksa që zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të duke kaluar Poloninë të parën në avantazh. Mirëpo, Cody Gakpo në të 29-tën do të rikthente baraspeshën me një goditje të devijuar nga jashtë zone që përfundoi në fundin e rrjetës.
E dyta pati ritmin e njëjtë me intensitet të lartë, por kur ndeshja po shkonte drejt fundit, ishte sulmuesi i sapofutur nga stoli, Wout Weghorst që do të shënonte golin e përmbysjes për t'i dhënë 3 pikët tulipanëve.
GOLAT: