Ai zemërohet neës i kërkon që të komentojë situatën e tij të vështirë në fillim të aventurës si interist. Ose më mirë të themi që ai e humbet buzëqeshjen që e shoqëron përditë. “Jam thirrur në Europian jo për atë që kam bërë në 3 muajt e fundit, por për atë që kam bërë në 4 vite radhazi. Nga ana tjetër, , te Interi isha i pafat dhe humba një muaj e gjysëm pune, nuk ishte rekuperim i thjeshtë nga ana fizike. Hyrja ime në listën e 23 lojtarëve të Kontes më ka dhënë lumturi të madhe”.
Ish-lojtari i Sampdorias hedh poshtë krahasimet që i bëhen me lojtarë të mëdhenj të Kombëtares. “E shkuara është e shkuar, këtu ku ndodhem nuk mendoj se është serioze të them se imitoj atë apo këtë, ose do të shënoj 10 apo 20 gola… sepse mund të qëndrosh edhe në kuotën zero, do të mund të zhgënjej shumë njerëz. Duhet të jem përgjegjës për atë që aplikon trajneri. Kam besim te Konte, më ka thirrur para një viti e gjysme. Kam vlerësuar besimin e tij duke dhënë kontribut në kulifikuesit e Euro 2016”.