
Dita e sotme e Europianit do të rezervojë katër ndeshje deçizive. Ka akoma skuadra që shpresojnë te kualifikimi, ka të tjera që shpresojnë në gabimet e protagonistëve të sotëm.
Ora 18 do të zbresë në fushë 4 skuadra. Portugalia e Ronaldos që ka detyrë vetëm të fitojë nëse synon kualifikin do të përballet me Hungarinë e cila e ka prerë biletën për në fazën tjetër duke e siguruar matematikisht kalimin.Kompanitë e basteve e kanë kuotuar pothuajse të pamundur fitoren e hungarezëve duke e kuotuar atë me koefiçentin 8,barazimin ndërmjet skuadrave me koefiçentin 3.85 dhe fitoren e portugezëve me koefiçentin 1.5.
Ndeshja tjetër e grupit që luhet po në orën 18 është ajo ndërmjet Islandës dhe Austrisë me skuadrat që janë në garë pothuajse të njëjtë për të fituar ndeshjen. Fitorja e Austisë kuotohet me koefiçentin 2.35 barazimi ndërmjet skuadrave 3.3 dhe fitorja e Islandës me koefiçentin 3.1.
Në orën 21 do të zhvillohen dy ndeshje të tjera ajo mes Italisë dhe Republikës së Irlandës dhe Suedisë kundër Belgjikës. Italia e ka siguruar kualifikimin duke qenë se ka fituar të dyja ndeshjet e para në grup, ndërkohë që Belgjika dhe Suedia e kanë të nevojshme fitoren për tu konfirmuar.
Fitorja e Italisë kuotohet me koefiçentin 2.6, barazimi ndërmjet skuadrave 3 dhe fitorja e irlandezëve po me koefiçentin 3.
Në ndeshjen tjetër më e favorizuar paraqitet skuadra e Belgjikës sidomos pas ndeshjes së fundit që fitoi kundër Irlandës 3-0. Fitorja e saj kuotohet me koefiçentin 2, barazimi ndërmjet skuadrave me koefiçentin 3.3 dhe fitorja e suedezëve me koefiçentin 4.
Presim dhe shohim rezultatet për të pasur një lajm të shumëpritur për Kombëtaren tonë edhe pse logjika dhe kompanitë e basteve tashmë na kanë derguar në shtëpi