Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Është shpallur kampion me Strugën e Shpëtim DUROS, një 21-vjeçar për sulmin korçar

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu vazhdon me shumë kujdes përforcimin e skuadrës në këtë periudhë. Rikthimi në elitë ka bërë që drejtuesit të punojnë në qetësi për të bërë goditjet e duhura në merkato.

Ivan Gvozdenovic ka vendosur që skuadrën ta zbresë në fushë më 25 qershor dhe deri në këtë datë ekipi duhet të jetë i kompletuar. Për këtë korçarët kanë menduar të “peshkojnë” jashtë vendit. Në radarët e “ujqërve të dëborës” ka rënë një 21-vjeçar. Bëhet fjalë për Suhejlj Muharem.

Sulmuesi ka prishur kontratën me Strugën dhe tashmë është një lojtar i lirë në treg. Në 15 ndeshje me skuadrën maqedonase arriti të shënonte 2 gola, ndërsa dhuroi edhe 3 asiste.

Negociatat mes pakëve vazhdojnë dhe tashmë lojtari duket shumë afër kalimit në Korçë, ku do të bëhej pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm që do të luajnë në Superiore.

[caption id="attachment_696614" align="alignnone" width="622"]Suhejlj Muharemi Suhejlj Muharemi[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga