
Myrto Uzuni është kthyer në lider te Granada në Spanjë, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që është protagonist në çdo ndeshje me skuadrën e tij duke dhuruar “show” me gola. Beratasi shënoi dy gola ndaj Andorras ditën e djeshme duke i dhënë fitoren skuadrës së tij, ndërsa tashmë ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës këtë sezon 14 herë në 22 ndeshje.
Paraqitjet e 27-vjeçarit kanë bërë që skuadra të tjera të shprehin interesime për të, ndërsa kërkohet nga Galatasaray në kampionatin turk dhe nga Leeds United në Premier League.
Duke ditur rëndësinë që Uzuni ka te skuadra e Granadas, drejtuesit kërkojnë jo më pak se 12 milionë euro për të lënë të lirë “xhevahirin” shqiptar.
Sipas mediave spanjolle gjigandët turk për momentin nuk janë të gatshëm të paguajnë këtë shifër për sulmuesin e kombëtares shqiptare, por gjithsesi bisedimet mes palëve vazhdojnë.