Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Është një ëndërr për mua, po jetoj momentin”, Sylvinho: Futbolli nuk është një lojë individuale, ju tregoj “çelësin” e suksesit

Shkruar nga NEWSPORT
“Është një ëndërr për mua, po jetoj

Kombëtarja shqiptare arriti për herë të dytë kualifikimin në Euro 2024. Nëj sukses i jashtëzakonshëm  nga kuqëzinjtë dhe ku padiskutim një meritë të madhe e ka edhe Sylvinho.

Braziliani është “arkitekti’ i kësaj skuadre që bëri paraqitje fantastike në kualifikueset e Euro 2024. Timonieri po bën një punë fantastike, ndërsa atmosfera në ekip është spektakolare.

Në një deklaratë për “Euro Sport”, Sylvinho ka theksuar se kjo që po përjeton tani është një ëndërr për të, ndërsa tregon edhe “çelësin” e kësaj skuadre.

 “Kjo është një ëndërr për mua. Nëse dikush do të më pyeste një apo dy vite më parë: a do të shkosh te Shqipëria? Unë do i përgjigjesha: nuk e di…

Dua të them është se kur je trajner, ose dhe lojtar, gjërat ndodhin shumë shpejt. Preferoj të përjetoj momentin. Objektivi ynë është të përgatitim ekipin kombëtar për 6-7 muajt e ardhshëm.

Unë besoj shumë te marrëdhënia me lojtarët. Është ndryshe kur në mes futet një përkthyes, është ndryshe kur flet me zemër dhe i sheh djemtë në sy. Gjithashtu ka shumë rëndësi të flasësh me lojtarë të caktuar, por më e rëndësishmja është zemra dhe shpirti që ke në skuadër.

Pa këto nuk mund të luash. Mund të jesh futbollist i madh, mund të jesh ndryshe dhe i veçantë, por nëse nuk ke frymën dhe shpirtin e grupit, ti nuk mund të arrish objektivin. Futbolli nuk është një lojë individuale”, theksoi 49-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga