Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Është mesfushor por luajti si mbrojtës ndaj Tiranës, Valentino Murataj: Trajneri më thotë që jam si Dani Alves

Shkruar nga NEWSPORT
Është mesfushor por luajti si mbrojtës ndaj Tiranës,

Partizani ka fituar derbin e parë të sezonit përballë Tiranës. Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin 2-1.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur lojtari i Partizanit, Valentino Murataj.

“Kur fiton me raste dhe gola të lë shije të mirë. Tifozeria ishte në nivel të mirë jam shumë i lumtur për të gjitha. Kemi pasur shumë mungesa pasi janë lojtarë të rëndësishëm. Por pavarësisht këtyre mungesave Partizani e ka kontigjentin”, është shprehur Murataj.

-Përveç mesfushor dhe mbrojtës do të shohim sulmues?

“E zgjedh trajneri ku do të luaj. Kam dy ndeshje që luaj si mbrojtës i djathtë. Trajneri më thotë që jam si Dani Alves aty.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga