
Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e premte ndaj Moldavisë në trnasfertë, sfidë që do të startojë në orën 18:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë të cilët kërkojnë të mbyllin llogaritë e kualifikimit që të premten.
Djemtë e drejtuar nga Sylvinho padiksutim janë favoritë për shkak edhe të paraqitjeve fantastike që kanë në këto kualifikuese. Një tjetër aryse është “Air Albania”, ku kuqezinjtë e kanë kthyer në “fortesën” e tyre dhe në këto kualifikuese nuk e njohin fjalën humbje në shtëpi.
Duket se arena kombëtare është kthyer edhe në “ogurin” e tyre dhe për këtë ka ndryshuar edhe programi i stërvitjes. Ishte planifikuar që sot paradite skuadra të zbriste në “Shtëpinë e Futbolit” për të zhvilluar stërvitjen e fundit përpara se të udhëtonin në Moldavi, por tashmë dora e fundit e përgatitjeve do të jepet pasditen e sotme në “Air Albania”.
Në këtë mënyrë kombëtarja merr “bekimin” e fundit nga “Air Albania” përpara se ditën e nesërme të nisen për në Moldavi.