
Esat Mala do të qëndrojë te Partizani deri në fund të këtij sezoni, praktikisht edhe për 5 ndeshjet e mbetura të Superiores. Lojtari i të kuqve që u përfol për t'u larguar në 1 korrik ka zgjedhur të kontribuojë për kampionët deri në fund të muajit. Ai tanimë ka kaluar dëmtimin dhe për ndeshjen me Bylisin është i gatshëm për trajnerin Sormani.
Nuk dihet nëse do të jetë ose jo në fushë, por cilësitë e tij do t'i bënin punë të kuqve për një rezultat pozitiv në një ndeshje kaq deçizive. Pas përfundimit të sezonit, mundësitë për të rinovuar janë të pakta. 21-vjeçari e ka deklaruar hapur që dëshiron të luajë jashtë vendit.
Pikërisht për këtë arsye pati edhe një përplasje me drejtuesit e klubit që e pezulluan për një periudhë 3-mujore. Kjo kohë i nevojitet shtatshkurtit për të rritur kreditet e tij në mënyrë që të arrijë një skuadër prestigjoze në Europë.