Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Erzeni ‘qan’ mungesën e një bomberi, përgatitet një rikthim në merkato

Shkruar nga NEWSPORT

Që nga java e parë e deri tek e 16-ta ku jemi tani, trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi dhe opinionistët kanë evidentuar problemin që shijakasit kanë me efikasitetin para porte. Për prodhimtari rastesh, Erzeni është ndër të parët në Superiore, por mungesa e një sulmuesi 9-sh tipik që të nuhasë golin u ka shkaktuar jo pak probleme ekipit.

Merkato e janarit pritet me ngulm dhe i pari që do të vijë do të jetë një lloj lojtari me këto tipare. Drejtuesit kanë nisur nga puna dhe po punohet për një rikthim. Dejvid Kapllani ka mbyllur aventurën me klubin Fushë-Kosova dhe është i lirë në treg.

Lojtari ka disa oferta nga Kosova dhe Maqedonia, ndërsa gjasa ka edhe për një rikthim në një nga ekipet me të cilën ka luajtur në elitë, Erzeni dhe Teuta. Mbetet të shihet se cila do të jetë dëshira dhe vendimi i lojtarit për të ardhmen e tij.

[caption id="attachment_693338" align="alignnone" width="744"]Dejvid Kapllani Dejvid Kapllani[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga