Erzeni ka përfunduar në KAS, shkak është bërë skuadra e 2 Korrikut. Klubi kosovar e ka paditur në gjyq skuadrën shijakase. Çështja ka të bëjë me mosmarrëveshjet që dy klubet kanë mes tyre për shkak të transferimit të Shefki Alitit.
Erzeni pretendon se lojtari është transferuar te shijakasit si futbollist i lirë, ndërsa nga ana tjetër klubi nga Kosovë theksonn se ka qenën nën kontratë me ta. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se 2 Korriku ka kërkuar që kjo çështje të zgjihet në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve , por drejtuesit e Erzenit nuk kanë pranuar, pasi pretendojnë se kanë vepruar sipas rregullave.
Në këto kushte 2 Korriku është ankuar në FIFA dhe ka fituar gjyqin ndaj shijakasve, por këto të fundit i janë drejtuar KAS për të apeluar vendimin. Seanca dëgjimore do të mbahet më 20 dhjetor dhe mbetet të presim për të mësuar se si do të zgjidhet kjo çështje.
[caption id="attachment_712457" align="alignnone" width="800"] Shefki Aliti[/caption]