
Laçi mori një barazim në fund përballë Erzenit por që nuk ju shkon përshtat asnjë prej ekipeve teksa bëjnë një hap fals në garën për kupat e Europës ndërsa shohin pas t’ju afrohet Teuta me Kukësin. Pas ndeshjes, trajneri i kurbinasve, Mezani foli për Oversport.
Jam i kënaqur për atë që dhanë cunat në fushë, i falenderoj të gjithë. Bëmë një lojë të mirë deri në fund, treguam dëshirë, nuk është në stilin tim por javën e kaluar bëra gabim dhe fola për dy lojtar, iu kërkoj ndjesë publikisht sepse fajtori jam unë. Sot treguan më tepër se në ndeshjet e tjera. Po të kishim fat do të merrnim edhe fitoren.
Unë mendoj se deri të goli nuk na vuri në vështirësi Erzeni, ishte një lojë që e kishim në kontrol. Mund të hskonte edhe në barazim. Goli na dha një shtysë më tepër dhe duhet të ishim më ofesnive. Me pak më shumë fat do të merrnim një trepikësh.
Nuk ishim të qartë në pjesën e parë por deri të pësimi i golit ishim në kontroll. Nuk ishim shumë agresiv pra portës dhe këtë e kërkova në pushim por duhej pësuar goli që skuadra të zgjohej dhe te jepte impuls në fazën finale.
Pse Duka në krah? Guindo bëhet i rrezikshëm afër portës, në krah më duhet një lotjar linjë për të furnizuar Shkurtaj, kjo ishte arsyeja pse preferova Dukën dhe jo Guindon. Në ndeshjen e kaluar kam parë Erzenin më agresiv në këtë krah dhe vendosa kështu për të mos i lejuar ata të sulmonin në krah., Mendoj se shkoi mirë.
Nuk kemi bërë asgjë, kemi marrë një pikë por ka shumë punë përpara.
Mazrekaj? Sot atij i mungoi vetëm goli sepse është shumë i rëndfësishëm. Fizikisht është shumë mirë dhe duhej të clirohej pak.