
Erzeni do të udhëtojë në Laç për t’u përballur me kurbinasit në kuadër të javës së 140të të “Abissnet Superiore’, sfidë që luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 13:00. Shijakasit vijnë pas barazimit spektakolar ndaj Partizanit dhe ditën e nesërme do të kërkojnë të mposhtin bardhezintë për të vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive.
Por siç duket barazimi në limit me Partizanin ka “sakatuar” shijakasit, të cilët në transfertën kurbinase do të udhëtojnë pa dy lojtarë titullarë, duke i vështirësuar kështu edhe punën teknikut Xhevahir Kapllanajt, që do i duhet të gjejë të tjera alternativa për të zëvendësuar të munguarit.
Pas Ademit edhe Gëzim Krasniqi më Ardit Iljazin nuk do të jetë të gatshmë për sfidën me djemtë e Gentian Mezanit. Ademi dhe Krasniqi munguan edhë në sfidën me demat, ndërsa tashmë iu bëshkohet Iljazi i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.