Ariel Dobra i ka dhënë fund aventurës së tij në Berat. Sulmuesi tashmë është lojtar i lirë në treg dhe kthehet në një opsion për ekipet e tjera të kampionatit shqiptarë.
E ardhmja e tij pritet të jetë sërish në Kategorinë e Parë, pasi dy ekipe janë në “luftë” për shërbimet e tij. Korabi e shikon beratasin si lojtarin ideal për të zëvendësuar Allbers Kekon, me këtë të fundit që u largua drejt Partizanit.
Ndërkohë Vora nga ana tjetër pas ngjitjes në Kategorinë e Parë kërkon lojtar me eksperiencë për të bërë të mundur qëndrimin sa më gjatë në këtë kampionat. 26-vjeçari mbush pritshmëritë e drejtuesve dhe tashmë po diksutohet për një transferim të mundshëm.
Kujtojmë se për Dobrën interesim kishte dhe Erzeni, por për shkak se beratasi ka qëndruar shumë larg fushës së blertë për arsye dëmtimi ka bërë që shijakasit të heqin dorë nga lojtari.
[caption id="attachment_698908" align="alignnone" width="741"] Ariel Dobra[/caption]