Erzeni do të presë në shtëpi Vllazninë më 1 shtator për të luajtur ndeshjen e javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Por thirrjet për dhunë midis dy tifozerive, asaj shijakasve dhe shkodrane kanë bërë që klubi i Erzenit të dalë me një deklaratë zyrtare.
Ata shprehen se distancohen nga statuset dhe komentet e bëra nga tifozët nëpër rrjetet sociale. Gjithashtu shton se çdo tifoz apo klub është i mirëseardhur.
Në këtë postim të klubit shijakas ka komentuar edhe kapiteni i Erzenit Rejnaldo Troplini.
“Shijaku jonë është mikpritës gjithmonë. Nuk kemi probleme me tifozeritë kundërshtare. Ne respektojmë çdo tifozeri”, shprehet kapiteni Troplini me anë të një komenti.
[caption id="attachment_704777" align="alignnone" width="674"] Komenti i bërë nga Rejnaldo Troplini[/caption]