Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Erzeni dhuratë 10 milion lekëshe tifozëve, shijakasit “all-in” kundër Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni dhuratë 10 milion lekëshe tifozëve, shijakasit

Erzeni do të presë Bylisin ditën e enjte në orën 13:00 në Niko Dovana për javën e 15-të të Abissnet Superiore. Shijakasit kërkojnë kthesën te fitoret pas një barazimi drithërues me Partizanin dhe një humbje së fundmi me Laçin. Bylis nga ana tjetër vjen me moralin e ngritur teksa shijoi sërish tre pikëshin pas 7 ndeshjeve pa fitore.

Drejtuesit e Erzenit kanë paguar gjobën prej 10 milionë lekëve për rikthimin e tifozëve shijakas në stadium pas klubi ishte dënuar me 4 ndeshje pa spektatorë pas episodeve në derbi me Teutën. Tifozët shijakas kanë qenë të shumtë këtë sezon në mbështetje të klubit duke u bërë një armë e fortë për Erzenin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga