Kategoria Superiore rikthehet të luajë javën e 8-të ditën e sotme. Dy ndeshje ishin programuar për t’u luajtur në orën 15:00, e para në Rrogozhinë ku Egnatia pret Teutën ndërsa tjetra në Niko Dovana mes Erzenit dhe Kukësit. Kjo e fundit ka bërë lëmsh Superioren teksa një virozë në skuadrën e Kukësit bëri që verilindorët të kërkonin shtyrjen e ndeshjes ër të hënën.
Fillimisht u raportua se dy klubet sëbashku me FSHF ranë dakord për spostimin por më pas një komunikim për shtyp i Erzenit anuloi çdo gjë dhe shijakasit i bën thirrje tifozëve të vinin në stadium ditën e sotme. Deklarata e klubit tanimë është fshirë dhe në FSHF, kalendari zyrtarë ka ndryshuar duke e shtyrë ndeshjen zyrtarisht për të hënën në orën 15:00.