Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka është shprehur për RTSH Sport pas eleminimit nga Europa League nga Debreçeni, se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës ndaj Dbreçenit.
“Mendoj se skuadra bëri futboll, por që kundërshtari ishte shumë i fortë, me një sulm të shpejtë. Ky ishte fati jonë, po nuk shënove, nuk bën dot sukses. Goli i pësuar? Këto janë diferencat. Ne kemi nevojë për t’u pjekur. Me gabimet tona pësuam 3 gola. Gjërat shkuan mirë. Nuk bëmë golin e dytë, por unë mendoj se skuadra ka luajtur shumë mirë. Të shoikojmë se ç’do të ndodhë. Besoj që do ulemi me Gjicin, kjo skuadër ka nevojë të riforcohet. Në vitin që vjen të bëjmë më mirë. Stoli? Ça lidhje ka kjo punë. Ndaj një kundërshtari si Debreçeni kemi bërë maksimumin. Nuk e di. Ne me çantë në dorë jemi, nuk na ngelet hatri”.
Kujtojmë se rezultati i përgjithshëm në 180 minuta mes Kukësit dhe Debreçenit ishte 1-4 për hungarezët, 3-0, 1-1.