Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "Vendimet e arbitrit ndikuan në humbjen ndaj Laçit", Ermir Rashica "kërcënon" Vllazninë: Luajmë vetëm për 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Vendimet e arbitrit ndikuan në humbjen ndaj

Skënderbeu u mposht në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Një humbje që ka lënë një shije të keqe në kampin korçar, duke qenë se ishte një disfatë minimale 0-1.

Në një prononcim ekskluziv për “Newsport.al”, sulmuesi i Skënderbeut, Ermir Rashica thotë se nuk e merituan humbjen ndaj Laçit, pasi sipas tij korçarët dominuan. Ai thekson se vendimet e arbitrit ndikuan në atë humbje.

“Në ndeshjen përballë Laçit mendoj se dominuam në çdo aspekt. Në atë sfidë fati nuk ishte në anën tonë, madje gjithashtu arbitri mori disa vendime të gabuara në disa raste për penallti. Në ndeshjen e radhës përballë Vllaznisë do të shkojmë vetëm për fitore.

Objektivi kryesor i Skënderbeut është “Final Four”. Përsa i përket objektivave të mi personal do të mundohem të jap më të mirën time për ekipin që një ditë të luaj në Europë.

Kombëtarja? Është një Ëndërr për mua dhe një plus i madh në karrierën time”, është shprehur Rashica.

/Nikoll Andrea Rajta/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga