[caption id="attachment_5968" align="alignleft" width="225"] Etrit Berisha dhe Ermir Lenjani[/caption]
Ermir Lenjani dhe Etrit Berisha po kryejnë një sezon të mirë në Kampionatin Europian. Përpos asaj që kanë shfaqur në kampionatet respektive me skuadrat e tyre Nantes dhe Lazio, mesfushori dhe portieri janë tashmë në objektivat e Beshiktashit, ekipit që do të luajë në Champions League këtë sezon. Për këtë arsye kampionët e Turqisë kanë nisur të mendojnë për përforcimet, ku në listën e tyre janë dy lojtarët kuqezinj. Berisha po luajti sezonin e tij të tretë me Lazion, ndërsa Marçheti e ka lënë shpesh në stol, duke e shtyrë lojtarin drejt një akord të mundshëm me Beshiktash. Nga ana tjetër, Lenjani nuk po kalon sezon të mirë me francezët e Nantes, çka bën që ai të shohë largimin.