Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Manchester City nuk ndalet, 80 milionë euro për mesfushorin e rivalëve

Shkruar nga NEWSPORT
Manchester City nuk ndalet, 80 milionë euro për mesfushorin e
Morgan Gibbs-White

Edhe pse nuk ka shumë javë që u mbyll merkatoja e dimrit, klubet sërish punojnë për përforcimet e skuadrave. Drejtuesit vazhdojnë punën për gjetjen e futbollistëve të duhur për merkaton e verës.

Kështu Manchester City i ka “vënë syrin” Morgan Gibbs-White. Mesfushori i Nottingham pëlqehet shumë nga stafi i citizenëve dhe në këtë mënyrë do të tentohet transferimi i tij në verë, gjë e cila mund t’iu kushtojë arkave të klubit 80 milionë euro.

Sipas “Football Insider”, 26-vjeçari është gjithashtu në radarët e Tottenham, duke e bërë të mundur një garë të fortë mes dy klubeve të mëdha të Premier League. Paraqitja e tij me Nottingham vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve, teksa në 153 ndeshje zyrtare me klubin ka kontribuar me 25 gola dhe me 32 asistime.

Poll

Lexo gjithashtu