[caption id="attachment_9727" align="alignleft" width="236"] Taulant Xhaka me Shkëlzen Gashin[/caption]
Erjon Bogdani, ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, ka mohuar zërat se Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi kanë një konflikt të hapur me drejtuesit e ekipit kombëtar. Ndihmësi i De Biazi ka deklaruar që gjithçka që thuhet nuk është vërtetë, dhe të dy djemtë janë të kënaqur me përfaqësuesen e Shqipërisë.
“Jo, nuk është e vërtetë ajo që flitet për Gashin dhe Tramezzanin . Vërtet Gashi humbi një rast të pastër ndaj Zvicrës, por një sulmues nuk mund ta vlerësosh për një episod. Me sinqeritet ua them se sulmuesve tanë, veçanërisht Sadiku dhe Gashi që humbën raste flagrante në ndeshjet e para, u kemi qëndruar afër për t’i motivuar për takimet e tjera. Në futboll ndodhin këto, sulmuesit humbasin raste dhe shënojnë”, ka deklaruar Bogdani.