Ndeshja e parë mes Teutës dhe Tiranës për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë është mbyllur në barazim 0 me 0. Skuadrat nuk shënuan asnjë gol në stadiumin “Niko Dovana” duke lënë gjithçka hapur për takimin e kthimit, më 5 mars.
Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, kapiteni i Tiranës Erion Hoxhallari.
Tirana nuk pësoi. "Besoj ishte dhe moduli i lojës që luajtëm me 5 mbrapa, ose 3-5-2. Pritëm kundërshtarin dhe ishim të përqëndruar".
Erbim Fagu, trajneri i ri. "Profesor Fagu ka vetëm pak orë që ka ardhur. Kemi përgatitur ndeshjen me profesor Julin, thjesht motivimi para ndeshjes dhe kaq".
Tirana për titull? “Nuk mund të synojmë titullin kampion, ne jemi për të përgatitur ndeshjen e radhës dhe të kapim katërshen”.