Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Erdhi për Erzenin por “peshkon” te Tirana, klubi turk hedh “grepat” për yllin e kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
Erdhi për Erzenin por “peshkon” te Tirana, klubi turk hedh
Volkan Demirel hyri në qendër të vëmendjes para një jave teksa u pa duke ndjekur ndeshjen Erzeni – Bylis në Niko Dovana. Trajneri i njohur turk i skuadrës së Hatayaspor kishte ardhur në Shqipëri për t ëparë nga afër lojtarin e shijakasve Adnard Mehmetin. Mirëpo, duket se nuk është mjaftuar me kaq. Klubi i Hatayaspor duket se do të peshkojë edhe te Tirana me portierin Visar Bekaj që ka zgjuar interesimin e turqve. Gardiani 25-vjeçar është gati të provojë një aventurë jashtë vendit teksa në Shqipëri nuk ka rival prej 2 sezonesh teksa është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion të dytë rradhazi. Kontrata e Bekajt skadon në fund të këtij sezoni por vetë portieri ka deklaruar se do të rinovojë e më pas të shitet në mënyrë që edhe Tirana të përfitojë diçka. Vlera e tij në Transfermarkt është plot 400 mijë euro.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga