
Roberto Mancini ka detyrën e vështirë të rikthejë në elitën e futbollit botëror Italinë. Ringritja e "Të Kaltërve" do të nisë nga Liga e Kombeve ku italianët do të ndeshen me Poloninë dhe Portugalinë.
Në kohën që disa kombëtare kanë publikuar emrat e futbollistëve të thirrur me "mision" nga përfaqësueset respektive, ish-trajneri i Interit dhe Manchester Cityt ka vendosur që t'i bëjë kuriozë gazetarët dhe futbollistët.
Por sipas "calciomercato" Mancini do të thërrasë këta emra:
Portierë: Donnarumma, Perin, Sirigu.
Mbrojtësa: Bonucci, Chiellini, Caldara, Criscito, D'Ambrosio, Romagnoli
Mesfushorë: Bonaventura, Cristante, De Rossi, Jorginho, Parolo, Pellegrini.
Sulmues: Balotelli, Immobile, Belotti, Insigne, Chiesa, Bernardeschi, Berardi.
Pritet që të kontaktohen: Emerson Palmieri, Darmian, Zappacosta, Rugani, Baselli, Barella, Mandragora, Politano, Verdi, Cutrone, El Shaaraëy. Candreva, Gagliardini dhe Zaza.
Ndërkohë kjo është hera e parë që Buffon nuk thirret me përfaqësuesen e Italisë. Ndërsa Mario Balotelli duket se i është sërish shansi për të dhënë kontributin e tij për Italinë.