
Erzeni dhe Teuta u ndalën në barazim 1-1 në Niko Dovana për Kupën e Shqipërisë. Sulmuesi Dejvid Kapllani u bë protagonist abosult me një gold he një autogol në debutimin e tij ndaj ish-ekipit ku luante. Pas ndeshjes, sulmuesi i Erzenit foli për Oversport.
Si ndeshja e parë, ironia e fatit që luajta kundër ekipit ku u rrita. Emocion që debutova me Erzenin por emocion akoma më i madh që luajta kundër Teutës. Jam shumë i lumtur për goli ndërsa autogoli ishte cështje fati. Koecidensa ishte e tillë, unë mundohem të jap maksimumin por kështu është futbolli.
Premtim nuk bëj, unë do të jap maksimumin, 10 minuta, 5 minuta, 1 minutë ska rëndësi. Xhaxhai ka qenë sulmues dhe ka ndikuar. Opsioni më i mirë ishte largimi që të merrja minuta për të treguar potencialin që unë kam.
Te goli kisha lot emocioni pasi ishte gol në debutim kundër ish-ekipit tim pas gjithë atyre që kam kaluar. Nuk festova madje i kërkova falje tifozërisë pasi këtu jam rritur.