
Në ndeshjen mes Fiorentinës dhe Sivassporit arbitri Enea Jorgji tregoi një nivel të lartë profesionalizmi. Gjyqtari i Superiores nuk u kursye në kartona si për vendasit ashtu dhe për miqtë. Gjatë gjithë takimit ai dha gjithsej 7 kartona të verdhë dhe një të kuq.
Pesë kartona të verdhë për Fiorentinën dhe dy të tilla për Sivasspor. Në fund të sfidës ai dha një karton të kuq për lojtarin e turqve Gradel në minutën e 94. Sfida ishte shpesh e tensionuar dhe Jorgji ishte në lartësinë e duhur për një nivel të tillë europian. Ndër të ndëshkuarit me të verdhë ishte dhe ylli i botërorit të Katarit, marokeni Amrabat.
Poll