Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Endri Dema pas paraqitjes fantastike ndaj Erzenit: Do marr përgjegjësitë e mia kur jam në ditë të keqe apo në ditë të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Endri Dema pas paraqitjes fantastike ndaj Erzenit: Do marr

Teuta barazoi në ndeshjen përballë Erzenit e cila ishte e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhilluar në stadiumin “Arena Egnatia” përfundoi me rezultatin 0-0. Një nga protagonistët kryesorë të kësaj ndeshje ishte portieri i Teutës Endri Dema që me pritjet e tij shpëtoi disa herë durrsakët nga pësimi i golit.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli pikërisht portieri i Teutës.

“Donim 3 pikët, por performanca ime ishte e mirë le të them. Tani e mbrapa do të jap maksimumin në çdo ndeshje. Ajo penallti mund t’i ndryshonte fatet e ndeshjes, por s’kemi ç’bëjmë. Duhet të shohim përpara. Ndaj Dinamos do të hymë në fushë për 3 pikët me së s’bën”, u shpreh Dema.

-Kur bën gabime evidentohen, por kur bën paraqitje të mira nuk flasin për ty.

“Unë nuk e kam problem. Do marr përgjegjësitë e mia edhe kur jam në ditë të keqe apo në ditë të mirë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga