Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

''Ëndërroj Barcelonën'', TECO tregon diferencat: Këtu luhet futboll fizik, në Brazil jo

Shkruar nga NEWSPORT
''Ëndërroj Barcelonën'', TECO tregon

Laçi po zhvillon një sezon mesatar, me skuadrën që ka pasur ulje-ngritje të zakonshme. Një nga më të dalluarit është Teco, tek i cili trajneri Cungu ka besim shumë. Në një intervistë për  mediat braziliane,  ai flet jo vetëm për ëndrrat, por edhe se sa shumë ndryshon futbolli nga një vend në tjetrin. Vlen të theksojmë se mesfushori Teco ka luajtur 17 ndeshje, ku ka ''tundur rrjetën'' katër herë. Sa i përket Kupës, mbetemi në kuotën e dy paraqitjeve.

''Më lejoni të them që futbolli brazilian, në thelb ka më shumë teknikë dhe më pak forcë. Në Shqipëri luhet futboll fizik dhe është shumë taktik. Është e çuditshme të luash pa tifozë, nuk mund të të thirrin në emër dhe nuk është e njëjta adrenalinë. Besoj se së shpejti gjithçka do të kthehet në normalisht dhe tifozët do të kthehen përsëri në stadiume. Ka disa lojtarë nga të cilët frymëzohem.

Mua më pëlqente shumë Adriano kur luante me Flamengo. Një tjetër që më pëlqen është Di Maria. Ai është shumë teknik, diçka e natyrshme në Argjentinë. Më pëlqen shumë stili i lojës së tij. Ëndrra imë më e madhe është të luaj me Barcelonë. Të zbrisja në fushën e 'Camp Nou' do të ishte e jashtëzakonshme. Gjithashtu më pëlqen shumë të luaj në Serie A, është kampionat i mirë'' - deklaron Teco.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga