Atletico Madrid - Arsenal
Nuk ka fitues në përballjen e parë Atletico Madrid – Arsenal, e mbyllur 1 – 1. Edhe pse “El Colchoneros” ishin më kërkues për të marrë fitoren, nuk ia dolën dot, aty ku ndikuan gabimet nga vetë madrilenët.
Arsenali në pjesën e parë, praktikisht nuk bëri asgjë, ndërsa e shënoi golin e epërsisë me sulmuesin Gyokeres nga penalltia “naive” që shkaktoi Atletico.
Fraksioni i dytë i sfidës, pati “ngjyra më të ndezuar”. Këmbëngulja e spanjollëve u shpërblye me finalizimin e Alvarez (56’). Në minutat e mbetura, Atletico rriti “dozat” e presionit, por pa sukses, 1 – 1.
Atletico Madrid 1 - 1 Arsenal (Alvarez 55'/Gyokeres 44')
55' Alvarez
44' Gyokeres
Galeria fotografike ()
Poll
