
Partizani ka nis nga puna për të ndërtuar një skuadër kompetitive për pjesmarrjen në Champions dhe për sezonin e ri. Çështje të rëndësishme duhet të zgjidhen te të kuqtë, duke filluar që me trajnerin, por pavarësisht të gjithave shumë emra lojtarësh përfliten.
Në “orbitën” e të kuqve rikthehet sërish sulmuesi i kombëtares. Te Partizani duket se janë të vendosur të realizojnë “ëndrrën” e tyre dhe Eros Grezda rikthehet sërish temë diskutimi në tavolinën e demave.
Sulmuesi del lojtarët i lirë në fund të këtij muaji, pasi i përfundon kontrata me Zalaegerszegi TE FC. Minutat e pakta e kanë bërë lojtarin të mos rinovojë kontratën në Hungari dhe tashmë del pista Partizani, me demat që kërkojnë të përfitojë nga kjo situatë.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se kanë nisur kontaktet e para me 28-vjeçarin, i cili pëlqehet nga drejtuesit. Me një kalim të mundshëm në kryeqytet Grezda do të kishte të garantuar minutat dhe mund ta përdor pjesmarrjen në Champions si një trampolinë për të ardhmen.