Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Emocionues Xhulio SKUKA, reagon sërish sulmuesi i Partizanit: Ti Shqipëri më jep nder, ju premtoj që është vetëm fillimi

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria luajti ndeshjen e fundit për këtë vit kalenderik kundër Armenisë. Sfida e cila u zhvillua në stadiumin Air Albania, u mbyll me shifrat 2-0 në favor të kuqezinjve të Edi Rejas.

Golat u realizuan nga Skuka dhe Asllani. Të dy lojtarët e Kombëtares shënuan për herë të parë emrin e tyre në listën e golashënuesve të Shqipërisë. Emocionet e mëdha që lojtarët përjetuan ishin të papërshkrueshme.

Skuka me përfundimin e takimit ka preferuar të ndaj me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ato emocionë që erdhën nga realizimi i golit të parë më Kombëtaren.

Postimi i Xhuliano Skukës:

“Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar. Jam me fat që arrita të luaja dhe të plotësoja atë dëshirë që e kisha në atë anë ku mbaja stemën më të bukur, atë kuqezi. Në zemrën time , në gjakun tim buron gjaku i të qenurit besnik, ndaj tifozërisë më të bukur dhe besnik i plotësimit të synimeve. Faleminderit Zot, faleminderit ju që më besuat dhe keni qenë pranë meje gjithmonë. Është vetëm fillimi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga