
Kombëtarja do të niset nesër në mëngjes nga Franca për në Rinas, ku do të jetë udhëtimi i fundit për ta për këtë Europian, pasi do të fillojnë pushimet apo përgatitjet me ekipet ku aktivizohen. Ndërkohë që tashmë është momenti i falenderimeve për të gjithë në mënyrë të anasielltë. Ansi Agolli, kapiteni i ekipit kombëtar, i cili ishte në të tre takimet në fushë dhe dha maksimumin, pas përfundimit të aventurës në Europian, në profilin e tij në “facebook”, shkruan:
“E gjithë kjo aventurë e magjishme përmlidhet në këtë foto, pikërisht në fytyrën e mikut tim Andi Lila! Punë, sakrificë, vuajtje, emocione, fitore! Tifozë, ju falenderoj nga zemra për përkrahjen! Jeni adrenalina jonë!”.
Poll