Emocionet e Champions League do të vazhdojnë edhe mbrëmjen e sotme. Pas kualifikimit të Real Madrid dhe Milan në gjysmëfinalen e Champions, mbrëmjen e sotme do të jetë radha e 4 skuadrave të tjera për të bërë llogaritë mes tyre për dy biletat e tjera.
Me interes të madh pritet dueli në “Allianz Stadium”, ku Bayern Munich do të presë Manchester Cityn ora 21:00. Skuadra gjermane është mposhtur 3-0 në “Etihad Stadium” një javë më parë dhe në shtëpi do të synojë edhe përmbysjen e madhe. Nga ana tjetër anglezët kërkojnë të ruajnë avnatzhin e sfidës së parë. Cilado skuadër që do të sygurojë biletën për në gjysmëfinale do të jetë Real Madrid që i pret në këtë fazë.
Po në 21:00 do të luhet edhe takimi tjetër mes Interit dhe benficas. Në “San Siroi” skuadra e Simone Inzaghit do të kërkojë të prekë gjysmëfinalen, aty ku e pret rivali i përjetshëm, Milan. Zikaltërit kanë triumfuar në përballjen e parë 2-0 dhe në shtëpi nuk duan “bllofin”. Ndërkohë nga ana tjetër skuadra portugee do të luajë gjithçka për gjithçka për të tentuar deri në fund edhe shanset e saj të kualifikimit. Një ndeshje emocionuese pritet të jetë kjo përballje në “San Siro”.
[caption id="attachment_689129" align="alignnone" width="647"] Ndeshjet e sotme ne Champions[/caption]