
Ecuria jo e mirë e Kukësit në kampionat dhe humbja ndaj Lushnje ka lëvizur pozitat e disa prej titullarëve të padiskutueshëm të ekipit. I tillë është rasti i golashënuesit më të mirë të akampionatit, Elis Bakaj.
Ka qenë vetë presidenti i Kukësit, i cili ka deklaruar se, nëse në dy ndeshjet e mbetura në kampionat nuk shihet asnjë ndryshim, do të ketë hyrje dalje te Kukësi dhe këtu flitet për afrime dhe largime futbollistësh.
Mësohet, se për Bakajn është një ekip nga Kazakistani që ka ofruar interes për sherbimet e lojtarit, emri i të cilit ende nuk është zbuluar. Për të arritur këtë, ekipi nga Kazakistani do të duhet të blejë kartonin e lojtarit, për të cilin duk dihet nëse do të lëshojë "pe" Safet Gjici duke parë ecurinë e Bakajt në kampionat.
Gjithçka pritet të zbulohet ditët në vijim dhe vendimtar për këtë do të jetë ecuria e Kukësit në ndeshjet e mbetura para se të startojë dhe merkatoja e janarit për të kuptuar nëse Bakaj do të qëndrojë apo do të largohet nga verilindorët.