Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Eliminim i turpshëm nga Kupa, Mavraj me shokë bëhet për 'ujë të ftohtë' nga skuadra e Ligës 3 (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Eliminim i turpshëm nga Kupa, Mavraj me shokë  bëhet për

Hamburgu është eliminuar në mënyrë surprizë që në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë.

Ekipi ku aktivizohet Mërgim Mavraj është mposhtur sot 3-1 në transfertë nga skuadra e Ligës së tretë gjermane, VfL Osnabrück.

Edhe pse Osnabrück luajti me një futbollist më pak që në minutën e 18-të kur Appiah u ndëshkua me karton të kuq, sërish Hamburg nuk mundi të menaxhonte siç duhej epërsinë numerike.

Në minutën e 39-të, futbollisti i Osnabrück, Sangare bëri për 'ujë të ftohtë' Mërgim Mavrajn teksa i rrëmbeu një top me kokë në krahun e djathtë dhe më pas kaloi edhe Papadopoulos për të shërbyer te Halil Savran që shënoi golin e parë për skuadrën e Ligës së tretë gjermane.

Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Osnabrück, ndërsa në të dytën, Heider e më pas Arslan realizuan sërish për ekipin e Ligës së tretë gjermane duke çuar rezultatin në 3-0 për vendasit.

Hamburg u ngushëllua me golin e nderit të realizuar nga Wood në minutën e 73-të përmes 11-metërshit.

Si përfundim, Hamburg eliminohet në mënyrë të turpshme nga Kupa e Gjermanisë që në raundin e parë, për më tepër nga një skuadër shumë larg nivelit të skuadrës elitare të Bundesligës./ NEWSPORT.AL

-Goli i parë i Osnabrück

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga