Tirana u mposht dje 2-0 nga Besiktas, ndeshje që i eleminoi bardheblutë nga Kupat e Europës. Pas takimit ka folur për mediet presidenti Refik Halili, i cili ka treguar situatën në klub si dhe është ndalur te merkato e këtij sesioni futbollistik.
Ai ka theksuar se nuk do të ketë afrime të tjera, ndërsa nuk mohon mundësinë e ndonjë transferimi në rast të ofertave të majme. Ndër të tjera, për gazetarët Halili ka thënë:
“Hyrjet e lojtarëve i kemi bërë dhe nuk besoj që do të ketë afrime të tjera. Kemi afruar shumë lojtarë të mirë me një buxhet shumë të lartë.
Për herë të parë është kaq i lartë. Flas për klubin tim. Për sa i përket daljeve, nëse do të ketë ofertë shumë të mirë, ne jemi të hapur për bashkëpunime”, ka përfunduar ai.