Ballkani e mbylli me humbje minimale ndeshjen ndaj Slavias në Fadil Vokrri duke shuar ëndrrën për kualifikim. Gjithsesi një aventurë historike për dardanët që e kishin për herë të parë në një kompeticion të tillë. Pas ndeshjes, kapiteni Edvin Kuc ka folur për mediat.
“E dinim që kemi lojë shumë të vështirë. Slavia prej fillimit ishte favorite. Sot e treguam që mund të luajmë të barabartë me të gjithë. Pësuam një gol që duhet shmangur lehtësisht. Besoj që pak na mungoi eksperienca dhe fati. Unë jam krenar me klubin. Është hera e parë dhe kemi luajtur mirë. Në shumicën e ndeshjeve na ka munguar fati dhe është e sigurt që vitin tjetër do të paraqitemi edhe më mirë”, ka thënë Kuç.
Poll