
Mbrëmja dramatike e grupit E, “shkelmon” jashtë botërorit 4 herë kamponët e botës, Gjermaninë. Panzerat treguan karakter dhe burrëri përgjatë 90 minutave dhe përmbysën nga 2-1 avantazhin e Kosta Rikës në 2-4.
Eleminimi erdhi nga fitorja e Japonisë në sfidën tjetër ndaj Spanjës me shifrat 2-1. I ftuar në emisionin sportiv, “Qatar N’24” ka folur tekniku i Egnatias, Shpëtim Duro.
Prononcimi:
“Ky elmeinim do të ketë shumë diskutime. Nuk dua t’i hyj atyre analizave mbi vendimet e gjyqtarëve. Elimimini i Gjermanisë është lajm, pasi dihet që në Shqipëri ka mjaft përkrahës. Kam pjesëtarët e familjes që i kam lënë duke qarë për këtë eleminim. Bëra tifo me Gjermaninë për këtë arsye.
Di të them që atë që mbollën, korrën. Japonia është surprise momentalisht, e ka merituar plotësisht kalimin më tej. Fitoi minimalisht me Gjermaninë dhe përmbysi Spanjën. Humbi në mënyrë befasuese me Kosta Rikën, por ama e dominoi totalisht lojën. Japonia duhet të dilte me pikë të plota.
Gjermani ka probleme në repartin difensiv. Ka lojtarë shumë të talentuar në pjesën ofensive, por ka probleme shumë në mbrojtje. Nuk kanë stabilitet. Ndryshime të shumta në formacion